Kush është i dashuri i Nevinës që e mban larg syrit të botës? Ja çfarë thotë moderatorja (FOTO) – AlpeGossip
Kush është i dashuri i Nevinës që e mban larg syrit të botës? Ja çfarë thotë moderatorja (FOTO)

Kush është i dashuri i Nevinës që e mban larg syrit të botës? Ja çfarë thotë moderatorja (FOTO)

Moderatorja e emisionit ‘Jo Vetëm Modë’, Nevina Shtylla është një ndër femrat më të komentuara të ekranit për pamjen e saj dhe jo vetëm.

Herë pas here ka ardhur në vëmendje të medias për jetën e saj private, të cilën moderatorja mundohet t’a mbajë sa më larg publikut.
Ajo ka treguar se tashmë është në një lidhje dashurie, megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj pjese.

Ditën e sotme Nevina i ka njoftuar ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se kishte hapur një llogari ‘Sarahah’ dhe i ka ftuar ata t’i bëjnë pyetje.
Fansat i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet të cilave bukuroshja nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

Nuk mund të mungonin dhe pyetjet për jetën private të saj.
“Pse s’e tregon asnjëherë të dashurin, apo luan me dy porta?”- i kishte shkruar një ndjekës.

“Ç’i duhet botës?”- ishte përgjigjia e moderatores, e cila mesa duket dëshiron ende t’a mbajë lidhjen e saj larg syrit të njerëzve.