VALER KOLNIKAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ I vendos djalit emër shumë të veçantë – AlpeGossip
VALER KOLNIKAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ I vendos djalit emër shumë të veçantë

VALER KOLNIKAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ I vendos djalit emër shumë të veçantë

I ftuar muajin e kaluar në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj zbuloi ekskluzivisht se do bëhej baba për herë të dytë. Ditën e sotme vogëlushi ka ardhur në jetë dhe Valeri na ka prezantuar me të përmes rrjeteve sociale.

Ai ka postuar një foto të bashkëshortes me vogëlushin dhe zbulon se i kanë vendosur emrin Elizeo.

“Miresevjen shpirt i shpirtit tone ELIZEO , kjo nate e madhe dhe e shenjte e bekofte e gezofte jeten tende veç me te mira o bir”, shkruan Valeri.

“Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën më të duhur. I qofshim falë Atij për çdo të mirë që na sjell në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën”, tha Valeri në “Xing me Ermalin”.