“MAMI TË DASHURON, BABI XHELOZON”/ Zbuloni përgjigjen epike të Luizit për fansen – AlpeGossip
“MAMI TË DASHURON, BABI XHELOZON”/ Zbuloni përgjigjen epike të Luizit për fansen

“MAMI TË DASHURON, BABI XHELOZON”/ Zbuloni përgjigjen epike të Luizit për fansen

Luzi Ejlli dhe Kiara Tito kanë që të shtunën mbrëma që qëndrojnë së bashku në një suitë që Vëllai i Madh ka bërë enkas për ata në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa shijonin praninë e njëri-tjetrit, moderatorja dhe këngëtari gjithashtu kanë lexuar edhe mesazhet e shumta që kanë dërguar fansat për ta. Vetëm Kiara dhe Luizi e kishin këtë privilegj mbrëmë, pasi banorët e tjerë nuk e patën kënaqësinë që të ‘përkëdheleshin’ nga fansat.

Ndërkohë nga mesazhet e shumta, ai ra në sy ishte prej një vajze, e cila i tha Luizit se mamaja e saj e dashuron dhe babai bëhet xheloz.

“Mami të dashuron, babi xhelozon”, shkruante fansja, të cilës këngëtari iu përgjigj:

“Mamin e respektoj, babin tënd e du fort”.

Kujtojmë se kjo është nata e fundit që Luizi dhe Kiara do të qëndrojnë në suitë. Këtë dëshirë e kishte shprehur Tito, e cila fitoi në lojën e imitimeve.