“KOHA E DREKËS”/ Momenti dramatik kur gruaja bie në akuariumin me peshkaqenë (VIDEO) – AlpeGossip
“KOHA E DREKËS”/ Momenti dramatik kur gruaja bie në akuariumin me peshkaqenë (VIDEO)

“KOHA E DREKËS”/ Momenti dramatik kur gruaja bie në akuariumin me peshkaqenë (VIDEO)

Një grua për pak sa nuk përfundoi e “servirur” si drekë pasi ra aksidentalisht në një akuarium plot me peshkaqenë të uritur.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ndërsa nga pamjet e marrë në qendrën tregtare, ku ndodhi incidenti, duket gruaja të cilës iu desh të qëndronte për më shumë se një minutë me predatorët që po prisnin ushqimin.

Sipas raportimeve të mediave vendase, në momentin që ajo u rrëzua, në akuarium ndodheshin dy peshkaqenë të mëdhenj.

Për fat të mirë, gruaja u shpëtua nga dy rojet e sigurisë të cilën vepruan brenda sekondave sapo e panë që u rrëzua.

Në një njoftim për mediat, biznesi që kishte akuariumin njoftoi se qytetarja e rrëzuar kishte shpëtuar pa asnjë dëmtim. Qendra tregtare njoftoi gjithashtu që peshkaqenët nuk ishin të rrezikshëm.

Rezervuari i peshkaqenëve qëndron pezull nën një urë këmbësorësh prej xhami në katin e tretë të qendrës tregtare. Blerësit mund t’i vëzhgojnë peshkaqenët nga poshtë ose përmes paneleve transparente në dyshemenë për këmbësorët.