MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Alban Skënderaj bën dedikimin romantik për Miriamin – AlpeGossip
MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Alban Skënderaj bën dedikimin romantik për Miriamin

MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Alban Skënderaj bën dedikimin romantik për Miriamin

Këngëtari Alban Skënderaj dhe partnerja e tij Miriam Cani janë një ndër çiftet më të preferuara nga publiku shqiptar.

Së bashku me vogëlushen Ameli, prej disa ditësh ato kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt ishujve Maldive, ku me aq sa kemi parë nga fotot e publikuara në llogaritë përkatëse të tyre, po kalojnë pushime të mrekullueshme.

Së fundmi Albani ka publikuar një foto mjaft të këndshme ku së bashku me Miriamin shfaqen të përqafuar dhe të qeshur, mirëpo gjithashtu vëmendjen na e tërhoqi edhe dedikimi romantik i këngëtarit.

“Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty!”- shkruan Albani dhe ky postim në Instagram nuk mund të ishte më domethënës se sa kaq.

View this post on Instagram

Perjetesia vlen me pak se nje dite me ty 💘

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on