PËR TU PASUR ZILI/ Ermal Fejzullahu i bën bashkëshortes dhuratën më të shtrenjtë (FOTO) – AlpeGossip
PËR TU PASUR ZILI/ Ermal Fejzullahu i bën bashkëshortes dhuratën më të shtrenjtë (FOTO)

PËR TU PASUR ZILI/ Ermal Fejzullahu i bën bashkëshortes dhuratën më të shtrenjtë (FOTO)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të katërt. Ariana do të sjellë në jetë një vajzë dhe vetë Ermali e ndau disa javë më parë lajmin e ëmbël të shtatzënisë së gruas gjatë një interviste.

Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, Ariana ka treguar për ndjekësit dhuratën super luksoze që i ka dhuruar bashkëshorti, e cila padyshim e ka lumturuar.

Ermali i ka blerë partneres një makinë “Range Rover Evoque”, e cila është prodhimi më i fundit dhe mund të kapë shifrën nga nga 30 mijë deri në afro 60 mijë dollarë.

“Faleminderit zemër”- shkruan Ariana krahas postimit ku etiketon bashkëshortin.