“NUK TË BËN THE VOICE YLL, POR INSTAGRAMI”/ Këngëtari i njohur bën deklaratën jo të zakontë – AlpeGossip
“NUK TË BËN THE VOICE YLL, POR INSTAGRAMI”/ Këngëtari i njohur bën deklaratën jo të zakontë

“NUK TË BËN THE VOICE YLL, POR INSTAGRAMI”/ Këngëtari i njohur bën deklaratën jo të zakontë

The Voice tashmë është një ndër konkurset e këngës më të përhapur dhe më të ndjekur, dhe me rastin e rikthimit të tij këtë të shtunë në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtari i njohur Will.i.am ka diçka për të thënë.

Si anëtar i jurisë së këtij spektakli, ai është shprehur se “The voice” nuk do ju bëjë një yll , por Instagrami po. Sipas tij, mundësitë për t’u bërë të famshëm janë më të mëdha në rrjetet sociale sesa në një spektakël televiziv.

“Rrjeti e ktheu botën përmbys. Nuk është një shfaqje kundër një tjetër shfaqjeje tjetër, BBC kundër ITV, spektakli televiziv kundër kompanive të regjistrimit. Rrjeti. Me këtë po përballemi të gjithë. Si të përballojmë rrjetin?”-është shprehur Will duke treguar kështu se rrjeti, pra Instagrami është konkurrenca e vërtetë e televizionit.

Por kjo ka dhe anën e tij pozitive, pasi është më e thjeshtë të ekspozosh talentin dhe të hysh në industrinë e muzikës.

“Është shumë e thjeshtë të bëhesh pjesë e muzikës. Është e vështirë të bësh para. Por ka shumë njohuri, perspektivë dhe eksperiencë që unë dua ta ndaj me fëmijët në skuadrën time.”- tregon  ai arsyen pse ende rikthehet në “The Voice”.

Pra, nëse doni të bëheni të famshëm sigurohuni që të përdorni mirë mundësinë e spektakleve, por akoma më mirë atë të rrjeteve sociale.