“MË MËSOI TË NGRIHEM NË KËMBË DHE TË BËJ…”/ Dafina emocionon me dedikimin për të ëmën në ditën e lindjes së saj – AlpeGossip
“MË MËSOI TË NGRIHEM NË KËMBË DHE TË BËJ…”/ Dafina emocionon me dedikimin për të ëmën në ditën e lindjes së saj

“MË MËSOI TË NGRIHEM NË KËMBË DHE TË BËJ…”/ Dafina emocionon me dedikimin për të ëmën në ditën e lindjes së saj

Dafina Zeqiri na ka treguar gjithnjë për lidhjen e fortë që ka me mamanë e saj, që ka bërë edhe rolin e nënës edhe të babait në jetën e këngëtares.

Ajo shpesh poston foto me të në rrjetet sociale, duke mos i kursyer dedikimet kuptimplota dhe të mbushura me dashuri.

Për më tepër, ajo na ka treguar se do i realizojë të ëmës një dëshirë të mbetur në sirtar, që lidhet me muzikën.

E ëma e artistes së mirënjohur do këndojë intron e albumit “Dafinë moj” që po e presim me padurim.

Sakaq, ditën e sotme, Dafina ka emocionuar sërish me dedikimin për të, me rastin e ditëlindjes.

Autorja e hitit “Zili zili” ka ndarë me fansat në Instastory një foto të nënës së saj, duke i thurur edhe fjalët më të veçanta.

Luftëtare, engjëll. Gruas që më mësoi të ngrihem në këmbë dhe të bëj mirë sado mizorë që të jenë disa njerëz. “Karma do të gjejë gjithmonë një mënyrë se si t’i përgjigjet problemeve të tyre”.

Dashuria për prindërit është e pakushtëzuar e këto fjalë të këngëtares na emocionuan shumë.