Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se Romeo Veshaj përshëndeti nga studioja e emisionit të tij ish-partneren Jonida Maliqi. Gjatë një interviste të shkurtër për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, këngëtarja gjeti hapësirën që të bënte të njëjtën gjë dhe të sqaronte raportin e tyre.
Jonida Maliqi: E përshëndes edhe unë! E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë kur fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë, ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.