KRIS JENNER NDRYSHON “LOOK”/ Shihni ngjashmërinë e frikshme me Kim Kardashian (FOTO) – AlpeGossip
KRIS JENNER NDRYSHON “LOOK”/ Shihni ngjashmërinë e frikshme me Kim Kardashian (FOTO)

KRIS JENNER NDRYSHON “LOOK”/ Shihni ngjashmërinë e frikshme me Kim Kardashian (FOTO)

Familja Kardashian di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen, pasi çdo veprim i tyre shkakton ‘zhurmë’. Së fundmi ka qenë Kris Jenner, e cila ka bërë një ndryshim në ‘look-un’ e saj dhe të gjithë fansat u surprizuan.

Në një foto të postuar nga ‘hairstylist-i’, Andrew Fitzsimons, i cili rregullisht punon me familjen Kardashian, Kris u shfaq me një stilim flokësh me baluke.

Një pjesë e mirë e fansave kanë rënë në një mendje për ngjashmërinë e dukshme të Kris me vajzën e  saj, Kim. Konkretisht këtë ‘look’, ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ e ka patur në 2008-ën. Me siguri edhe Kris është frymëzuar nga vajza e saj dhe dukshëm kjo zgjedhje i hoqi disa vite nga supet./