NUK NGJAN ASPAK ME FIFIN QË JEMI MËSUAR TË SHOHIM/ Këngëtarja shfaqet me një look të ri që na fiksoi të gjithëve – AlpeGossip
NUK NGJAN ASPAK ME FIFIN QË JEMI MËSUAR TË SHOHIM/ Këngëtarja shfaqet me një look të ri që na fiksoi të gjithëve

NUK NGJAN ASPAK ME FIFIN QË JEMI MËSUAR TË SHOHIM/ Këngëtarja shfaqet me një look të ri që na fiksoi të gjithëve

Fifi duket se do vijë me një surprizë mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”. Bëhet fjalë pikërisht për look-un e saj.

Këtë herë këngëtarja ka ndryshuar sërish  ngjyrën e flokëve duke u shfaqur me flokë ngjyrë çokollatë.

Këtë ndryshim të saj e kemi parë në promon e emisionit që është publikuar në rrjetet sociale nga Luana, teksa duhet ta pranojmë se Fifi duket tjetër njeri.

Nuk mund të themi me siguri nëse këtë look ajo do e mbajë edhe në vijim apo ka qenë thjeshtë një ndryshim i vogël enkas për këtë puntatë të emisionit, por gjithsesi asaj i shkojnë shumë flokët kështu.

Këngëtarja njihet për eksperimentimet e shpeshta që bën me look-un e disa kohë më parë ajo i bëri flokët pink, si asnjëherë tjetër.Ndërkohë, shumë shpejt autorja e hitit “Gajle” pritet të vijë në bashkëpunim me reperin e mirënjohur Bardhi.

Edhe ai do jetë pjesë e emisionit, ku do na zbulojnë detaje të tjera rreth këngës mbrëmjen e sotme.

Më herët ajo solli super bashkëpunimin me Ermal Fejzullahu që është pritur shumë mirë nga fansat, kurse Bardhi bëri namin me këngën e tij “Betohemi”.