North pyeti mamin përse është kaq e famshme/ Kim u përtyp mirë e mirë para se të përgjigjej (VIDEO) – AlpeGossip
North pyeti mamin përse është kaq e famshme/ Kim u përtyp mirë e mirë para se të përgjigjej (VIDEO)

North pyeti mamin përse është kaq e famshme/ Kim u përtyp mirë e mirë para se të përgjigjej (VIDEO)

Gjatë një interviste në emisionin “Big Boys”, Kim Kardashian tha se vajza e saj North e ka pyetur për faktin që është kaq e famshme dhe e ka vënë vërtet në pozitë.

“[Ajo tha] ‘Mami, pse je e famshme?’” “Oh … në rregull, unë duhet të ta shpjegoj këtë. I thashë: Ne kemi një shfaqje televizive. Dhe ajo tha ‘Oh, ok”.

Përgjigjja e vërtetë, natyrisht, është ajo videoja e seksit që u publikua vite më parë, por një 5-vjeçare nuk ka përse ta dijë këtë.

Pasi videoja famëkeqë e ish-it Ray J e katapultoi Kim-in në qendër të vëmendjes, ajo është bërë një yll televiziv i një reality show, një biznesmene në industrinë e bukurisë dhe madje ka pasur edhe një karrierë shumë të shkurtër si këngëtare (që s’e mban mend njeri).

Pra, edhe pse ajo video seksi është arsyeja përse Kim është tani një nga femrat më të famshme të planetit, ajo gjithashtu ka shumë gjëra të tjera që po ndodhin dhe që janë më të përshtatshme për t’ua treguar fëmijëve të saj.

Kim ka thënë në të kaluarën se videoja është keqardhja e saj më e madhe në jetë, pavarësisht faktit që ajo e ka bërë të famshme.