“Dashuria ime”, Ami poston FOTON e adhurueshme të Ermalit me Joelin në krahë – AlpeGossip
“Dashuria ime”, Ami poston FOTON e adhurueshme të Ermalit me Joelin në krahë

“Dashuria ime”, Ami poston FOTON e adhurueshme të Ermalit me Joelin në krahë

Çifti i njohur, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë duke përjetuar një ndër periudhat më të lumtura të jetës së tyre. Ardhja në jetë e vogëlushes, Sia, duket sikur ua ka zbukuruar jetën edhe më shumë dhe këtë nuk ngurrojnë ta shprehin nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Mirëpo ardhja në jetë e vazjës, duket sikur e kaloi disi në hije djalin e tyre, Joelin. Me të drejtë ai mund të ndihet xheloz për faktin që të gjithë flasin vetëm për Sia, e cila që në ditën e parë të lindjes u shndërrua në mbretëreshën e Instagramit, duke i sfiduar të gjithë përsa i përket numrit të pëlqimeve.

.Ami nëpërmjet një fotoje të postuar në Instastory na tregoi sot se ata vazhdojnë të jenë po aq të përkushtuar ndaj Joelit dhe ai është dashuria e tyre më e madhe.

“Joeli im! Dashuria ime” shkruan Ami në foton e postuar në Instasory ku shfaqet Joeli në krahët e Ermalit, dhe e shoqëron këtë postim me 2 zemra.