ERMALI OFENDONN TË FTUARËN/ E dashura e Nas i përgjigjet mes lotëve:Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra… – AlpeGossip
ERMALI OFENDONN TË FTUARËN/ E dashura e Nas i përgjigjet mes lotëve:Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra…

ERMALI OFENDONN TË FTUARËN/ E dashura e Nas i përgjigjet mes lotëve:Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra…

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është i ftuar blogeri me famë botërore që realizoi videon për Shqipërinë, Nas Daily, e dashura e tij Aline dhe Arbër Hajdari. Si gjithmonë, nuk mungoi edhe pyetja nga velina Kejvina Kthjella, por që këtë herë doli jashtë kontrollit.

“Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti ajo, por Ermali e ndërpreu transmetimin dhe i kërkoi llogari Kejvinës, përse e ka ndryshuar pyetjen. Ndërkohë që kjo e fundit e sqaroi se Arbër Hajdari kërkoi të ndryshohej pyetja, sepse nuk kishte kuptim pasi ata udhëtojnë gjithmonë bashkë.

Ermali i tha Kejvinës ta bënte sërish pyetjen që kishin vendosur në fillim: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

Dhe në momentin që e dashura e tij mësoi pyetjen, shpërtheu menjëherë në lot dhe e cilësoi shumë ofenduese.

Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.