Surprizohet në ditën e saj të lindjes, Albana Osmani merr dhuratën që çdo femër do të dëshironte – AlpeGossip
Surprizohet në ditën e saj të lindjes, Albana Osmani merr dhuratën që çdo femër do të dëshironte

Surprizohet në ditën e saj të lindjes, Albana Osmani merr dhuratën që çdo femër do të dëshironte

17 korriku është një ditë e shënuar në familjen e prezantueses së njohur Albana Osmani, pasi është pikërisht dita kur ajo ka ardhur në jetë. Në këtë datë speciale për të, duket se dikush ka arritur ta surprizojë prezantuesen duke i dhuruar një tufë me trëndafila të bardhë.

Ka qenë vetë Albana e cila ka ndarë me ndjekësit e saj foto dhe video me lulet që mban në duar. ‘101 trëndafila për ditëlindjen time’-ka shkruar ajo bashkangjitur pamjes së mrekullueshme të trëndafilave të bardhë, midis të cilëve ndodhet vetëm një i kuq.

Iniciatorja e fushatës ’Ti je një lule dielli’ ka marrë shumë urime nga miq dhe të njohur të saj, por pa zbuluar në asnjë moment personin që i bëri këtë dhuratë kaq speciale, që çdo femër do e pëlqente.