E hoqi nga puna spikeren me gjoksin jashtë, flet pronari: E shkarkova sepse ajo… – AlpeGossip
E hoqi nga puna spikeren me gjoksin jashtë, flet pronari: E shkarkova sepse ajo…

E hoqi nga puna spikeren me gjoksin jashtë, flet pronari: E shkarkova sepse ajo…

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se spikerja e lajmeve në “Zjarr tv”, Greta Hoxha është hequr nga puna dhe nuk do e shohim më në ekranin e këtij televizioni. Greta u bë e njohur për shkak të transmetimit të lajmeve topless.

I kontaktuar nga “Panorama”, pronari i “Zjarr tv”, Ismet Drishti është shprehur se mes tij dhe spikeres ka pasur mosdakordësi për disa çështje dhe kjo ka sjellë edhe largimin nga puna.

“Nuk do doja ta bëja publike arsyen pse është shkarkuar. Unë kam qenë vetë punonjës dikur, dhe siç nuk ka dashur unë që pronarët të flisnin për mua kur kam pasur shkarkime, as punonjësve të mi nuk do t’u vinte mirë që unë të flisja për arsyen. E mira do ishte që sado e rëndë që të jetë për punonjësin, pronari të mos prononcohej… por le të themi që ka pasur mosdakordësi. Është shumë e vërtetë që ajo ka marrë shumë emër nga televizioni, e ka marrë emrin me punën e saj, ka punuar shumë fort, këtë nuk e mohoj në asnjë moment, por gjithçkaje i vjen fundi në një moment, për arsye të ndryshe. Një person mediatik, jeton edhe jashtë orarit të punës, dhe kur kjo ndërhynë në media… nëse diçka që nuk i shkon për shkak medias që punon, atëherë marrëdhënia shkëputet. E falënderojmë për çfarë ka bërë deri tani, ka kontribuar shumë për televizionin, por këtu mbyllet”, është shprehur Drishti.