E KONFIRMUAR/ Kiara Tito rikthehet në Top Channel me emision të ri – AlpeGossip
E KONFIRMUAR/ Kiara Tito rikthehet në Top Channel me emision të ri

E KONFIRMUAR/ Kiara Tito rikthehet në Top Channel me emision të ri

Pak javë më parë në media u përfol se Kiara Tito do të rikthehej në Top Channel, aty ku e nisi karrierën në televizion me emisionin “Top Select”. Lajmi u bë i ditur nga emisioni “Thumb”, mirëpo Kiara në një prononcim për “Iconstyle” u shpreh se ende nuk është e konfirmuar dhe nuk dihej se ku do e shihnim. Megjithatë mesa duket Kiara sot e ka nënshkruar kontratën me Top Channel dhe më në fund ka konfirmuar lajmet që qarkullonin.

Moderatorja ka postuar një foto nga Top Channel dhe shkruan “Së shpejti” duke lënë të kuptohet se po vjen me një emision të ri ose pjesë e ndonjë programi. Na mbetet të presim për të zbuluar projektin në të cilin do e shohim Kiarën.