E PAPRITUR/ Aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksusal të mbesës së gruas (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksusal të mbesës së gruas (FOTO)

E PAPRITUR/ Aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksusal të mbesës së gruas (FOTO)

Dukej sikur kishte pak qetësi përsa i përket vrullit të denoncimeve për ngacmime seksuale nga regjisor dhe aktorë të njohur botërorë.

Por sot një tjetër emër shumë i njohur po flitet nga mediat e huaja dhe sipas Mirror bëhet fjalë për Morgan Freeman. Ai akuzohet për ngacmim seksual të mbesës së ndjerë të  gruas së tij Jeanette Adair Bradshaw.

Sipas burimeve në kohën kur po mbahej gjyqi për atë që mori jetën mbesës E’Dena Hines Lamr Davenport ka qenë nëna e viktimës e cila ka akuzuar aktorin Hollywood-ian se ai ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe fajtor për vdekjen ishte ai.

Ndërkohë po gjykohej vrasësi i mbesës së gruas së aktorit Lamar Davenport 33-vjeç i cili u dënua me 20 vjet burg dhe 5 vjet mbikëqyrje pas lirimit. Ai qëlloi me thikë disa herë partneren e tij deri në vdekje. Ngjarja ndodhi kur ai ishte nën efektin e drogës dhe ndërkohë që kryente krimin ai thërriste “të dua, të dua”. Të nesërmen Lamar është zgjuar i penduar dhe nuk mbante mend asgjë nga krimi që kishte bërë.

Ndërkohë aktori Morgan Freeman i ka mohuar akuza, e gjithashtu mbesa e gruas përpara se të ndahej nga jeta është shprehur se ka një marrëdhënie të mirë me Morgan dhe e do si gjyshin e saj.