“KUR DIGJESH PREJ QULLIT,I FRYN KOSIT”/ Soni Malajt nuk i paska pëlqyer aspak vetja nuse (VIDEO) – AlpeGossip
“KUR DIGJESH PREJ QULLIT,I FRYN KOSIT”/ Soni Malajt nuk i paska pëlqyer aspak vetja nuse (VIDEO)

“KUR DIGJESH PREJ QULLIT,I FRYN KOSIT”/ Soni Malajt nuk i paska pëlqyer aspak vetja nuse (VIDEO)

Këngëtarja e suksesshme Soni Malaj, e ftuar në “Mirage” ka rrëfyer planet e saj për vitin 2019.

Si rrallëherë ka folur edhe për jetën private dhe të voglën e saj Ana.

Për Sonin ajo që ka rëndësi më së shumti është shkollimi i së bijës. Dëshira e saj e madhe është që ta rrisë mirë ashtu siç prindërit kanë rritur atë.

Ndërkohë, përsa i përket martesës, këngëtarja pohon se nuk ka ndonjë plan të afërt:

“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët.”

Sipas këngëtares vlerë në një marrëdhënie ka mirëkuptimi, respekti, dhe mbështetja.

“Po fustanin e bardhë, do e veshësh sërish?”- është pyetur Soni.

“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim”, tha në mbyllje të fjalës së saj Malaj.

Soni është e fejuar prej 3 vitesh me partnerin e saj, Klevin.