Ilda Bejleri habit publikun: Shihni çfarë thotë për emrin e të dashurit në emision - AlpeGossip
Ilda Bejleri habit publikun: Shihni çfarë thotë për emrin e të dashurit në emision

Ilda Bejleri habit publikun: Shihni çfarë thotë për emrin e të dashurit në emision

Moderatorja e sportit Ilda Bejleri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emsionin “Xing me Ermalin” ku sigurisht, nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve për të dashurin, temë që kohët e fundit ka bërë mjaft bujë në media, pasi përflitet se ajo është në një lidhje me deputetin Klevis Balliu.

Por, e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi në lidhje me emrin e të dashuri, Ilda u përgjigj me humor: “Një nga shkronjat e alfabetit.” Megjithatë, moderatori ka këmbëngulur më tej duke e pyetur nëse është e zënë apo jo dhe Bejleri sërish i bëri bisht pyetjes.

“Si tokë e xanun? Po në tokë ndërtohet dhe ne me hipotekat jemi keq si shtet. Por hipotekën time nuk e ka askush dhe nuk do ta marrë askush!”-u shpreh ajo. Bejleri prej disa muajsh përflitet për lidhjen me deputetin, me të cilin madje u tha se po bëhej gati të bashkëjetonte.