“U GËZOFSH GJITHË JETËN…”/ Jonida Vokshi zgjodhi fjalët më speciale për ditëlindjen e të atit – AlpeGossip
“U GËZOFSH GJITHË JETËN…”/ Jonida Vokshi zgjodhi fjalët më speciale për ditëlindjen e të atit

“U GËZOFSH GJITHË JETËN…”/ Jonida Vokshi zgjodhi fjalët më speciale për ditëlindjen e të atit

Moderatorja Jonida Vokshi ka zgjedhur ta urojë sot me një postim në InstaStory babain e saj për ditëlindje.

Tamam si një ‘gocë babi’, ajo ka pozuar me të atin duke buzëqeshur, teksa ka mbështetur njërin krah në supin e tij. Jonida nuk zgjodhi shumë fjalë për urimin, por vetëm ato më specialet, dule ia uruar me shpirt ditëlindjen.

“U gëzofsh gjithë jetën o bush”- shkroi Jonida krahas të atit, që tashmë e ka bërë gjysh me Emin.

Së fundmi është mësuar se Jonida Vokshi do të jetë aktore e serialit të ri të Ermal Mamaqit, “HOT”. Ishte urimi i Ermalit për ditëlindjen e Jonidës ai që e zbuloi këtë, pasi producenti e quajti Jonidën “ylli i serialit”.

Së fundmi, në programin “Pardon My French”, bukuroshja e pranoi këtë lajm.

Jonida pohoi se është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti dhe ajo është tepër e lumtur për këtë projekt të ri.

Po ashtu, Ermal Mamaqit i janë bashkuar në serial edhe emra të njohur personazhet publikë, që do t’i shohim së shpejti të gjithë bashkë në një serial.