Modelja shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, Oriola Marashi, nuk ngurron asnjëherë të ekspozojë për miliona ndjekësit e saj format bombastike pas të cilave lënë kokën të gjithë meshkujt.
Megjithëse tashmë jemi në nëntor dhe sezoni i plazhit ka përfunduar, ajo ka nisur pushimet në një vend ekzotik, ku ka pozuar me bikini duke djegur rrjetin me fotot e nxehta të publikuara në Instastory.
Oriola shfaqet e ulur në shezlong me këmbët hapur, me një libër para vetes i cili po e shoqëron gjatë pushimeve dhe ka veshur bikini të vogla ngjyrë blu, që i zbulojnë një pjesë të gjoksit.
Në njërën prej fotove, modelja ka pozuar e sapodalë nga pishina, me trupin e lagur dhe flokët e mbledhura pas koke.