LARG POLITIKËS, POR AFËR FAMILJES BERISHA/ Rajmonda Bulku në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit – AlpeGossip
LARG POLITIKËS, POR AFËR FAMILJES BERISHA/ Rajmonda Bulku në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

LARG POLITIKËS, POR AFËR FAMILJES BERISHA/ Rajmonda Bulku në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Sytë e të gjithë publikut kanë qenë mbrëmjen e djeshme tek dasma e Arminës dhe Shkëlzenit.

Çifti mbajti ceremoninë gala në Shijak, ku bëri bashkë emra të njohur të artit dhe politikës. Ishin pikërisht këto personazhe që nisën të publikonin edhe pamjet e para të festës si dhe të çiftit, që duhet thënë ditën e djeshme shkëlqyen. Ajo që u vu re ishte prania e madhe e disa emrave të njohur të Partisë Demokratike. Njerëz të afërt me Sali dhe Shkëlzen Berishën ishin të ftuar në ceremoninë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që u vu re ishte edhe prania e aktores Rajmonda Bulku.

Prej vitesh aktorja ka qëndruar larg ekranit, por edhe larg politikës. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Rajmonda ka qenë deputete për partinë e djathtë disa vite më parë. Megjithatë ajo u tërhoq duke vijuar angazhimet e saj. Por duket se kjo tërheqje nga politika, nuk e ka distancuar nga familja Berisha. Ashtu si shihet edhe në fotot e publikuar në rrjetet sociale, aktorja e dashur për publikun shqiptarë ka qenë shumë e afërt me Liri Berishën përgjatë ceremonisë. Si dy mikesha të mira, ato kanë përfituar edhe për të biseduar përgjatë kohës që çifti ishte në pistë.