Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri dy muaj më parë u bë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sidriti duke postuar një foto ku shfaqej dora e vogëlushes.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkruante Sidriti.
Sot duke uruar Kurban Bajramin, Sidriti ka prezantuar me publikun vogëlushen me një foto familjare.
“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!”, shkruan Sidriti.