I DEDIKOI KËNGË XHENSILA MYRTEZAJT/ Artisti shqiptar zbulon reagimin e Bes Kallakut: Ja çfarë më ka shkruar – AlpeGossip
I DEDIKOI KËNGË XHENSILA MYRTEZAJT/ Artisti shqiptar zbulon reagimin e Bes Kallakut: Ja çfarë më ka shkruar

I DEDIKOI KËNGË XHENSILA MYRTEZAJT/ Artisti shqiptar zbulon reagimin e Bes Kallakut: Ja çfarë më ka shkruar

Blerando është një emër i ri në tregun shqiptar, megjithatë ai bëri bujë të madhe me këngën dedikuar Xhensila Myrtezajt.

Blerando ka treguar se kënga me titull “Xhensila” ka sjellë edhe një reagim nga bashkëshorti i saj aktori Bes Kallaku. Ai zbuloi se Bes Kallaku i ka shkruar pasi ka parë klipin dhe e ka marrë me sportivitet.

“Për Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provokuese. Besi më ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”, tha Blerando në një intervistë për “Abc e Mëngjesit.”

Më tej, ai u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve kur i shkruan i vijnë në shqip.

“Kur jam kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Hala nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht gjermanisht”, shtoi Blerando