ENEDA FITOI “KËNGËN MAGJIKE”/ Era Rusi: Nuk do doja të isha në vendin e saj (FOTO) – AlpeGossip
ENEDA FITOI “KËNGËN MAGJIKE”/ Era Rusi: Nuk do doja të isha në vendin e saj (FOTO)

ENEDA FITOI “KËNGËN MAGJIKE”/ Era Rusi: Nuk do doja të isha në vendin e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, u shpall fituese e edicionit 21 të ‘Këngës Magjike’. Mirëpo në momentin kur ajo zgjati duart drejt trofeut, i gjithë publiku nisi të brohoriste emrin e Fifit, për të cilën ishte fitorja. Ky u pa si një gjest shumë i shëmtuar kundrejt Enedës, e cila dha më të mirën në festival. Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në ‘ThumbON’ është shprehur se nuk do të donte kurrë të ishte në vendin e Enedës dhe as ajo nuk e meritonte.

Fatma Haxhialiu e ka pyetur nëse do donte të ishte në vendin e Enedës sidomos në momentin e ndarjes së çmimit që publiku thërriste emrin e Fifit, Era është përgjigjur: “Mu duk shumë e shëmtuar. E para më vjen shumë keq, asnjë artist nuk e meriton atë gjë. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, ajo nuk e meritonte atë gjë. “Kënga Magjike” është festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në karrierën tënde dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa.  Nga pikëpamja artistike e meritonte çmimin e ”Kënga Magjike”.

Po ashtu, Era ka treguar se 30 pikët do ia jepte Enedës, pasi kënga e saj i rri më mirë. “Isha në punë natën e finales dhe ndoqa post “Këngën Magjike”. Unë si Era më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana e një materiali më fresh është Fifi. Nuk do të doja të isha në Kënga Magjike këtë vit. Njëra është më solide, ndërsa tjetra pak më e madhe, më festivalore”, shprehet këngetarja.