Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i “Festivalit të Këngës në RTSH”, që do të mbahet këtë të enjte, 19 dhjetor, të premten 20 dhjetor dhe finalja të dielën në 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. 20 këngët nga festivali janë publikuar prej ditësh dhe publiku tashmë i ka zgjedhur të preferuarit. Stafi i festivalit sot ka zbuluar edhe listën me këngëtarët që do të performojnë në gjysmëfinalen e parë dhe të dytë.













