KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Arilena Ara, balada e saj dhe konkurenca me Elvanën (VIDEO) – AlpeGossip
KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Arilena Ara, balada e saj dhe konkurenca me Elvanën (VIDEO)

KUSH DO TË SHKOJË NË “EUROVISION?” Arilena Ara, balada e saj dhe konkurenca me Elvanën (VIDEO)

Festivali i 58 i RTSH pritet të zhvillohet në pak ditë dhe deri tani kemi kuptuar që gara mes konkurrentëve është me të vërtetë e fortë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë publiku ka patur një interes të shtuar në lidhje me këtë festival dhe kjo ndoshta ka të bëjë me praninë e disa nga emrave më të njohur të muzikës shqiptare, ose ma faktin se këtë edicion, festivali është në dorë të Alketa Vejsiut dhe vera Grabockës të cilat me të vërtetë dinë të dhurojnë spektakël .

Një nga pjesëmarrëset më të forta të këtij edicioni të 58-të përveç Elvana Gjatës, është dhe Arilena Ara e cila gjithashtu është komentuar si fituese e mundshme e Festivalit.

Ky vit është i pari që Arilena merr pjesë në Festivalin e RTSH, pasi në vitin 2017, kur u përfol se mund të ishte fituese e e garës ajo u tërhoq.

Këtë vit, Arilena do të prezantohet në festival me këngën ”Shaj” e cila e ka tekstin të shkruajtur nga  Lindon Berisha, dhe muzikën të krijuar nga Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski.

Edhe pse me një diferencë prej 1.3 milion klikimesh nga kënga ”Me tana” e Elvanës në You Tube, ”Shaj” ngelet një nga të preferurat e publikut dhe kjo dallohet qartë në seksionin e komenteve.

Megjithatë, edhe pse krijimi i Arilenës është pëlqyer shumë dhe madje diskutohet si fituese e mundshme, fakti që ajo prezantohet me një baladë mund të jetë një disavantazh për paraqitjen në Eurovision, pasi një këngë me ritëm do të përshtatej më shumë.

Gjithsesi, ajo çfarë mud të themi është se thjesht na ngelet të presim për të parë fituesin e ndërkohë të shijojmë performancat e krijimet e bukura që ky edicion na sjell! /AlpeGossip.al