Imazhe të pabesueshme kanë zbuluar fisin misterioz që vishet me rroba si skelete për të larguar frikën ndaj armiqve të tyre.
Pamjet tregojnë grupet e njerëzve të pikturuar duke lëvizur me shkopin ndërsa udhëtonin për në festivalin e Malit Hagen.
Fisi jeton në Papua të Guineas së Re ndërsa fotot janë bërë nga fotografi amator Pongtharin Tanthasindhu i cili u rrit në Tajlandë, por tani jeton në Toronto, Kanada.
“Ajo që ju mund të shihni në këto foto janë një grup i Chimbu Skeleton Tribes që shkojnë në arenë për festivalin e malit Hagen”, tha ai.
‘Shumë pak dihet për këtë fis dhe kjo e bën trupin e tyre me bojë më interesante. Qëllimi im është të tregoj pasurinë dhe misterin tek kulturat / fiset e Papua Guinesë së Re. Arsyeja pse ata ngjyrosin veten si skelete është të frikësojnë armikun e tyre duke besuar se ata nuk janë njerëzor dhe kanë një burim fuqie mbinatyrore “.
Kontakti i parë i fisit Chimbu me botën perëndimore ka ndodhur në vitin 1934, por që prej atëherë ka mbetur kryesisht misterioz.