“12 VITE NGA KJO KËNGË E PRAPË MA KËRKONI”/ Vesa Luma publikon videon emocionuese – AlpeGossip
“12 VITE NGA KJO KËNGË E PRAPË MA KËRKONI”/ Vesa Luma publikon videon emocionuese

“12 VITE NGA KJO KËNGË E PRAPË MA KËRKONI”/ Vesa Luma publikon videon emocionuese

Vesa Luma është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Në gjithë vitet e karrierës së saj, ajo ka kënduar hite që pavarësisht kohës që kalon dëgjohen akoma sot.

Një nga këto këngë është edhe ‘Jemi dhe s’jemi’ që është kënduar për herë të parë në 2007-ën. Megjithëse sot jemi 12 vite larg nga dita e lançimit të saj, Vesa rrëfen se kjo këngë vazhdon t’i kërkohet në çdo koncert. “12 vite nga kjo këngë dhe sërish ma kërkoni ne koncerte. Sërish do ta këndoj me qejf, deri kur të lodhemi. Apo nuk lodhemi?”,-shkruan këngëtarja krahas videos ku shfaqet duke dhënë një koncert në Belgjikë.

Së fundmi Vesa u rikthye në muzikë, pasi një mungese disi të gjatë. Shumë shpejt, ajo ka paralajmëruar një koncert që do i emocionojë dëgjuesit dhe adhuruesit e muzikës së saj.