E VESHUR NGA VALDRIN SAHITI/ Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Venecias (FOTOT) – AlpeGossip
E VESHUR NGA VALDRIN SAHITI/ Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Venecias (FOTOT)

E VESHUR NGA VALDRIN SAHITI/ Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Venecias (FOTOT)

Mes yjeve të shumtë që morën pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, nuk kaloi pa u vënë re edhe Aurela Hoxha. Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi pas trupit, të çarë në pjesën e pasme, me një mëngë dhe të hapur poshtë gjoksit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani është një krijim i Valdrin Sahitit dhe dukej sikur ishte bërë enkas për format e Aurelës. Flokët modelja i ka mbajtur natyrale me onde të lehta, por edhe grimin e ka zgjedhur të thjeshtë në tonet e tokës. Ndërsa në dorë, ajo mbante aksesorin e pandashëm të këtyre kohërave – maskën.