TË SHËNDETSHME/ 5 mënyra që si me “magji” do na motivojnë që të bëjmë ushtrime fizike – AlpeGossip
TË  SHËNDETSHME/ 5 mënyra që si me “magji” do na motivojnë që të bëjmë ushtrime fizike

TË SHËNDETSHME/ 5 mënyra që si me “magji” do na motivojnë që të bëjmë ushtrime fizike

Është më e rëndësishme nga sa ju e mendoni që të bëni ushtrime fizike, të cilat për hir të së vërtetës janë çelësi kyç për të pasur një jetë të lumtur, aktive dhe tepër të shëndetshme!

Mirëpo shumicës prej nesh i mungon një pikë shumë e fortë pa të cilën nuk mund të bëjmë asgjë në jetë: motivimi.

Në këtë artikull do iu njohim me 5 mënyra të cilat si me “magji” do ju motivojnë që të bëni ushtrime fizike.

Së pari, tregojini personave që njihni se po harxhoni një pjesë të kohës suaj për t’u marrë me ushtrime fizike. Kjo do bëjë të mundur që motivimi të zgjasë për shumë kohë pasi është e sigurt që do përpiqeni më shumë për t’ju treguar të tjerëve që ia dilni mbanë.

Së dyti, lini një takim me mjekun. Ky i fundit do t’ju tregojë se sa e rëndësishme është që të merreni me aktivitet të rregullt fizik.

Së treti, punësoni një trajner personal për vetëm një orë në ditë. Një profesionist i mirë gjithnjë ia del që të përmbushë kërkesat tuaja siç dëshironi.

Së katërti, mundohuni që të ushtroheni gjatë gjithë përditshmërisë. Për shembull, teksa ecni, përshpejtoni ecjen. Mos merrni ashensorin, por gjithmonë përdorni shkallët.

Së pesti, fokusohuni tek gjërat që doni dhe mendoni për rezultatet që gjithmonë keni ëndërruar. Si do jetë trupi pas ushtrimeve intensive? A do jeni më i lumtur? Pra mendoni pozitivisht dhe me kalimin e kohës, ajo çka keni ëndërruar do iu kthehet. Por mos harroni, STËRVITUNI!