DIVORCI QË I KUSHTOI MILIARDA/ Ish gruaja ja merr të gjitha njeriut më të pasur në botë – AlpeGossip
DIVORCI QË I KUSHTOI MILIARDA/ Ish gruaja ja merr të gjitha njeriut më të pasur në botë

DIVORCI QË I KUSHTOI MILIARDA/ Ish gruaja ja merr të gjitha njeriut më të pasur në botë

Pronari i “Amazon” dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, pak kohë më parë lajmëroi se do t’i jepte fund martesës pas shumë vitesh. Mirëpo, siç duket divorci me ish-gruan e tij, MacKenzie, i ka kushtuar pak si shumë miliarderit të njohur.

Siç është mësuar nga mediat e huaja,  Bezos i është dashur t’i jap ish-gruas një të katërtën e aksioneve të kompanisë “Amazon”, që ka vlerën 32 miliardë dollarë. Gjithashtu mësohet se ai do të mbaj  75 për qind të aksioneve dhe po ashtu do të ketë të drejtën e votimit për aksionet e ish-gruas së tij.

Përveç aksioneve të ‘Amazon’ ish-gruaja e tij do të marrë edhe aksione nga “The Washington Post” dhe “Blue Origin”, kompania e tij për eksplorimin e hapësirës. Siç dihet shkak i divorcit të tyre u bë tradhëtia e Bezos me Lauren Sanchez, që i dha fund martesës disavjeçare. Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, me 4 miliardë dollarë më shumë se Bill Gates.