”SHIKO KUSH LUAN” APO ”KLANIFORNIA/ Cila nga motrat Vjollca do ketë vëmendjen e shqiptarëve të shtunave? – AlpeGossip
”SHIKO KUSH LUAN” APO ”KLANIFORNIA/ Cila nga motrat Vjollca do ketë vëmendjen e shqiptarëve të shtunave?

”SHIKO KUSH LUAN” APO ”KLANIFORNIA/ Cila nga motrat Vjollca do ketë vëmendjen e shqiptarëve të shtunave?

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe shumë emisione kanë filluar por dhe priten të fillojnë. Këtë sezon ne po bëhemi gati për të parë programe të  njohura të cilat kthehen për një edicion të dytë por gjithashtu dhe për programe që vinë pranë nesh për herë të parë por me shumë bujë.

Këtë herë, bëhuni gati të jeni dëshmitarë të ”luftës” midis dy motrave më  të dashura të Shqipërisë. Luana dhe Marina Vjollca po bëhen gati për të nisur një sezon të mbushur plot me surpriza. Luana me ”Shiko kush luan” ndërsa Marina me ”Klanifornia” duket se motrat janë gati të ”sfidojnë” njëra-tjetrën.

Përsa i përket ”Shiko kush luan”, emisioni do të startojë në datën 28 shtator dhe Luana do të jetë përkrahë 2 kapitenëve Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. ”Shiko kush luan” do të shfaqet në ekranin e ”Top Channel” çdo të shtunë në orën 21:00. Programi ka akoma të njejtin format por sigurisht priten më shumë surpriza dhe të qeshura se edicioni kaluar.

Nga ana tjetër ”Klanifornia” me autorësinë e Turjan Hyskës do të vijë ekranin e ”TV Klan” gjithashtu çdo të shtunë në orën 21:00. Spektakli i humorit do të drejtohet nga Marina Vjollca dhe mësohet se aktorët do të jenë një bashkim i emisioni ”Duplex” dhe ”BE Caffe” nga ku do të jetë i pranishëm vetëm Olsi Bylyku.

Surpriza e vetme e këtij emisioni nuk do të jetë vetëm Marina që rikthehet pas dy vitesh mungesë por gjithashtu ne do të shohim në ekran aktoren e humorit Lisa Kujofsa.

Turjan Hyska më pak kohë më parë postoi një foto ku thonte: “Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”

Kjo na bën të mendojmë se spektakli që do të prezantojë Marina pritet të ketë sukses.

Nisur nga fakti se ”Shiko kush luan” kishte tepër sukses dhe u pëlqye shumë ne presim të shohim cilin emision do të preferojnë shqiptarët të shohin të shtunave në mbrëmje.

Pra motrat Vjollca, cila nga ju të dyja mendoni se do ta fitojë ”garën”? /AlpeGossip.al