“VRASIN BABANË QË TË IKIN NË EUROVISION”/ Revoltohet Stefi Prifti: Edhe sa duhet të heshtim… – AlpeGossip
“VRASIN BABANË QË TË IKIN NË EUROVISION”/ Revoltohet Stefi Prifti: Edhe sa duhet të heshtim…

“VRASIN BABANË QË TË IKIN NË EUROVISION”/ Revoltohet Stefi Prifti: Edhe sa duhet të heshtim…

Këngëtari i njohur i serenatave korçare Stefi Prifti, i revoltuar ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale.

 

Stefi në një koment të gjatë flet për aktualitetin, në muzikë dhe fushat të tjera të artit dhe sportit, ndërsa del në përfundimin se ka shumë pak krijimitari dhe investim nga shteti.

Këngëtari e nis fillimisht me muzikën, ku shprehet se ka shumë talente, por Shqipëria vijon të jetë një vend i mbyllur dhe të rinjtë nuk kanë asnjë lloj mundësie të debutojnë në tregun e huaj, qoftë edhe në atë të Ballkanit.

E njëjta gjë ndodh edhe me fusha të tjera, si sporti, ku sipas këngëtarit, veç futbollit, sportet e tjera nuk ekzistojnë.  Por ka diçka që triumfon, që sipas Stefit është politika.

“Vërtet duhet të besojmë se gjithçka është e varur nga politika? Këtu në Shqiperinë tonë, po. Edhe për sa kohë do të heshtim akoma”, përfundon këngëtari mesazhin e tij.

Komenti i plotë nga Stefi Prifti:

Heshtje!

Sa pak krijimtari! Sa pak kengetare dhe kenge te reja ne tregun shqiptar!

Sa pak mundesi per te arritur suksesin talentet e reja! Vetem kur ju duhen per tu shfrytezuar, vetem atehere lancohen dhe trumbetohen me te madhe… pastaj hidhen ne pleherat…! Nuk promovohen dhe nuk ju krijohet mundesia per tu integruar!

Varferi (heshtje) ne manaxhim dhe marketim! Varferi (heshtje) ne mbeshtetje financiare! Varferi (heshtje) shpirterore dhe humanizmi inegzistent… dhe ai i biznesit, zero.. 0!

Heshtje! Varferi! Qetesi vrastare..!

Duket sukur gjerat kane ngelur ne vend numero..! Nuk ka struktura dhe mekanizma per te organizuar dhe vene ne levizje ceshtjet e artit dhe te sportit! Nuk ka struktura dhe mekanizma per tu integruar apo per te qene me shume se sa shqiptare. Mos ju duket cudi! Ne kemi shume talente, por nuk kemi asnje “trampoline lidhese” me europen dhe boten, as me ballkanin nuk kemi! Jemi si te shkeputur..! Jemi te paorganizuar dhe ne kete gjendje qe ndodhemi ndihemi inferiore, “vrasin babane”… per te shkuar ne Eurovizion fest, i vetmi event qe na lidh me boten..! Mbeten vetem perpjekjet personale dhe individuale te disa artisteve, sportisteve apo individe te talentuar shqiptare ne fusha dhe profesione te ndryshme, qe me shume sakrifica dhe mundime arrijne suksese kudo ne bote dhe na bejne krenare.

Po shteti c’ben per ta?

A ka struktura ketu ne mbeshtetje te ketyre talenteve?

A ka fonde ky shteti yne per te promovuar apo studiuar talente shqiptare ne shkollat europiane?

Dhe, nese nuk ka shteti, si ka mundesi qe jemi i vetmi vend (nder vendet e zhvilluara dhe emancipuara), qe nuk ka shoqata, organizma humanitare, filantrope me qellime madhore, mbeshtetjen e njerezve te varfer, se pari, por edhe te talenteve qe premtojne shume dhe ta kthejne investimin duke ngritur lart flamurin dhe emrin Shqipetar.

Ne vendin tone flitet shume pak per artin! Muziken shqiptare, kinematografine shqiptare, pikturen shqiptare, teatrin, letersine.. prozen dhe poezine..! Shume pak flitet edhe per sportet! Perjashto futbollin dhe kulturat e tjera sportive thuajse nuk egzistojne. C’behet keshtu? Dikur lulezonte basketbolli e volejbolli, peshengritja, qitja, atletika… garat nga me te ndryshmet etj etj. Nje larmi sportesh qe sot thuajse nuk egzistojne apo jane krejtesisht ne hije, pa asnje interes! Si ka mundesi? Nese jeton per pak kohe ne nje shtet tjeter si ne USA apo Europe, menjehere kupton (kujton..), sa shume detaje na mungojne, sa shume bosh e kemi jeten..!

Vetem nje gje e kemi me bollek te madh! POLITIKEN DHE POLITIKANET!

Ne ekrane “te mbysin”! C’do stacion televiziv shqiptar ka, mbi 50% te programit me emisione politike!

Vertet mendoni se nuk ka asgje tjeter me te mire per te bere?

Vertet duhet te besojme, se askush nuk mund te jetoje jeten pa interes per politiken?

Vertet duhet te besojme se gjithcka eshte e varur nga politika? Ketu ne Shqiperine tone, po.

Edhe per sa kohe do te heshtim akoma?