“Dashuri nën prozhektorë”: Çiftet që i kishit harruar se lindën në “Dancing With The Stars” – AlpeGossip
“Dashuri nën prozhektorë”: Çiftet që i kishit harruar se lindën në “Dancing With The Stars”

“Dashuri nën prozhektorë”: Çiftet që i kishit harruar se lindën në “Dancing With The Stars”

Dancing With The Stars Albania” është një prej spektakleve më të ndjekur në vendin tonë. Bashkimi i çifteve mes një VIP-i dhe një balerine/i shpesh ka shkuar edhe më tej se thjesht marrëdhënie profesionale dhe jo në pak raste ata kanë përfunduar si çifte dhe kanë krijuar edhe familje. Nëse i keni harruar apo ju kanë shpëtuar nga sytë “Iconstyle.al” i sjell edhe njëherë në vëmendjen tuaj.

1.Oni Pustina dhe Linda Poda

Dyshja u njoh në spektaklin e madh të kërcimit dhe ishin partnerë, Oni si personazhi VIP ndërsa Linda balerina profesioniste. Ata e filluan marrëdhënien e tyre në vitin 2010 dhe sot janë të martuar. Para dy vitesh Linda dhe Oni u bënë me vajzë dhe tashmë mjaft të tërhequr nga vëmendja e mediave rozë.

2.Soni Malaj dhe Mirko Luccarelli

 

Këngëtarja Soni Malaj ishte pjesëmarrëse në “Dancing With The Stars Albania” në vitin 2010. Partneri i saj ishte balerini italian Mirko Luccarelli, i cili më pas u bë i dashuri i saj.

Çifti shumë shpejt u martua dhe u bë me vajzë të cilën e qujtën Ana e cila lindi në Spanjë, vendi ku çifti menduan të niste një kapitull të ri në jetën e tyre. Por martesa nuk zgjati shumë dhe ata i dhanë fund në vitin 2015.

Sot Soni është e fejuar dhe mendohet se ka në plan të martohet sërish, ndërsa Mirko nuk është kthyer më kurrë në Shqipëri.

3.Vesa Luma dhe Big Basta

 

Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta nuk janë rasti i çiftit “VIP dhe balerin”, por ata janë njohur gjatë periudhës kur merrnin pjesë të dy si personazhe VIP në spektaklin “Dancing With The Stars Albania”.

Lidhja e tyre filloi që në vitin 2012 dhe më vonë u kurorëzua në martesë.

Sot ata janë prindër të një djali, Lian dhe janë shpërngulur të jetojnë në Zelandë të Re.

Ndërsa çiftet të cilët u përfolën për një lidhje gjatë spektaklit “Dancing With The Stars Albania” , por që nuk e konfirmuan kurrë ishin:

1.Agnesa Vuthaj dhe Simone Pigliacelli

Ish – miss Shqipëria Agnesa Vuthaj mori pjesë në spektaklin e njohur të kërcimit në vitin 2011 krah balerinit italian,Simone.

Me kalimin e javëve në spektakël, lidhja e tyre dukej se kishte diçka më shumë se thjesht bashkëpunim profesional, por ata kurrë nuk konfirmuan asgjë. Pavarësisht ngacmimeve të shumta dhe thashethemeve çifti nuk pohoi asnjëherë asgjë.

2.Rovena Dilo dhe Eltion Merja

Këngëtarja Rovena Dilo ishte një nga personazhet VIP pjesëmarrës në spektaklin “Dancing With The Stars Albania” në vitin 2015 ku dhe u njoh me partnerin e saj në kërcim, balerinin Eltion Merja. Pas disa javëve në konkurim, çifti dukej mjaft i afërt dhe u bënë të pandashëm duke shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ata kurrë nuk pohuan as mohuan një marrëdhënie mes tyre dhe janë rikthyer sërish në konkurim në spektaklin e këtij viti ku mblidhen disa prej personazheve të edicioneve të kaluara.

3.Amos Zaharia dhe Adel Lami

Aktori i njohur Amos Zaharia dhe balerina Adel Lami janë njohur gjatë spektaklit “Dancing With The Stars Albania” në vitin 2015.

Gjatë kësaj kohe ata u panë shumë të afërt dhe ngritën dyshimet për një lidhje intime mes tyre, por që kurrë nuk u pohua nga asnjëri prej të dyve.

Sot Amos është i fejuar dhe i është rikthyer spektaklit të kërcimit në sezonin”Best”, por nuk kërcen më me Adelën, e cila gjithashtu është pjesë e spektaklit me një tjetër partner.