NJË TJETËR SOZI/ Albana Osmani na prezanton me ”binjaken” e saj (FOTO) – AlpeGossip
NJË TJETËR SOZI/ Albana Osmani na prezanton me ”binjaken” e saj (FOTO)

NJË TJETËR SOZI/ Albana Osmani na prezanton me ”binjaken” e saj (FOTO)

Që të famshmit postojnë herë-herë foto të viteve më parë si për të prekur të shkuarën, është fakt. Këtë e provon dhe moderatorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku, Albana Osmani, me foton e saj të rradhës.

Postimit aktual në profilin e moderatores, ia ka zënë vendin një foto e shumë viteve më parë, konkretisht e vitit 2014-të. Në foton në fjalë, Albana ndodhet në Venecia dhe ka veshur një fustan të bukur e të thjeshtë. Mirëpo ajo çfarë bie më shumë në sy, është ngjyra “ginger” e flokëve të saj.

Ndërmjet komenteve që ka marrë fotoja, pikas komenti i Eni Shehut i cili ka shkruar “Mu duke si Lindsay Lohan”. Ai e ka krahasuar moderatoren me aktoren e njohur Amerikane dhe vetë Albana e ka mbështetur këtë krahasim, duke thënë: “Dhe mua ashtu mu duk vetja, nuk më ke parë në Mikonos duke kërcyer fiks si ajo”.