TANI QË JANË TË DY TË MARTUAR/ A dalin vonë mbrëmjeve MC Kresha dhe Lyrical Son? - AlpeGossip
TANI QË JANË TË DY TË MARTUAR/ A dalin vonë mbrëmjeve MC Kresha dhe Lyrical Son?

TANI QË JANË TË DY TË MARTUAR/ A dalin vonë mbrëmjeve MC Kresha dhe Lyrical Son?

Martesa përkundër gjithë të mirave që sjell ne jetën e gjithëkujt – sidomos kur ka ardhur e dëshiruar nga të dyja palët – sigurisht vjen edhe me disa kufizime të vogla. Një ndër to që na shkon menjëherë mendja është të dalit mbrëmjeve vonë me shoqëri. Me siguri këtë ‘merak’ ka pasur edhe një fan i reperave Mc Kresha dhe Lyrical Son që i ka dërguar këtij të fundit pikërisht këtë pyetje në një intervistë për ‘Prive’.

Pasi ka qeshur me pyetjen, Lyrical Son ka treguar se të dy, ai dhe Kresha, përveçse i duan shumë gratë e tyre, kanë qenë në botën e muzikës që para së t’i njihnin ato të dyja ndaj dhe kjo ka bërë që ta kenë mirëkuptimin gjatë gjithë kohës. Ai shtoi se në shumicën e rasteve të dy dalin vonë në mbrëmje për punë por edhe për qejf nuk i kufizon martesa sepse kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri tjetrin që është pranuar e pëlqyer edhe nga partneret e tyre.