“NUK MUND T’I MBAJ DOT LOTËT”/ Arbana Osmani preket nga pamjet në Infektiv (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NUK MUND T’I MBAJ DOT LOTËT”/ Arbana Osmani preket nga pamjet në Infektiv (FOTO+VIDEO)

“NUK MUND T’I MBAJ DOT LOTËT”/ Arbana Osmani preket nga pamjet në Infektiv (FOTO+VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është përlotur kur ka parë dokumentarin e “Top Story”, ku për herë të parë u publikuan pamje brenda spitalit Infektiv nga pavionet e dhomat e izolimit. Arbana është prekur kur ka parë doktoreshë Najada Çomon me lot në sy.

Doktoresha u shpreh gjatë dokumentarit se kjo situatë është e vështirë dhe të gjithë mjekët jetojnë me frikën se mos infektojnë familjarët.

“Te shohesh Doktoreshe Najaden dhe ekipin e saj te jashtezakonshem kaq te prekur kur flasin per njerezit e tyre me te dashur ta ligeshton zemren, por te ben te ndjehesh gjithashtu krenar qe jeton ne nje vend me nje ekip mjekesor qe ben kete sakrifice sublime ne kete kohe. Nuk munda ti mbaj lotet ne fund te “Top storyt” qe duhet te shihni te gjithe, per te njohur se cilet jane HERONJTE E VERTETE! Faleminderit”, shkruan Arbana.