Ish-menaxheri i “Babastars” i shpall luftë Getoar Selimit: Po fut reperat në hasmëri për pak vëmendje – AlpeGossip
Ish-menaxheri i “Babastars” i shpall luftë Getoar Selimit: Po fut reperat në hasmëri për pak vëmendje

Ish-menaxheri i “Babastars” i shpall luftë Getoar Selimit: Po fut reperat në hasmëri për pak vëmendje

Albert Krasniqi, deri përpara disa muajsh ishte menaxheri i grupit të reperave “Babastars”, por për shkak të disa pakënaqësive dhe kontradiktave vendosi të shkëputej prej tyre. Ai është rikthyer në vëmendjen e publikut, duke akuzuar liderin e grupit, ish-mikun e tij më të afërt Getoar Selimi, si nxitësin e konfliktit të disa ditëve më parë mes njërës palë që përbëhet nga Dj Blunt dhe Real 1 dhe palës tjetër nga djemtë e “Red-Box”, pikërisht menaxherin e njohur, Faton Shoshin dhe Gjikon.

 

Në një status të publikuar prej tij në “Instastory”, Krasniqi hedh dritë mbi prapaskenën e këtij sherri publik mes djemve të njohur. Sipas tij, e gjithë kjo është bërë për vëmendje para bashkëpunimit të DJ Blunt dhe Getit (një produksion i cili mendohet se do të jetë gati në muajt prill ose maj).

Alberti nuk ka ngurruar të përgëzojë djemtë e “Redbox”, duke i quajtur të talentuar dhe duke akuzuar Getoarin si personin që po përpiqet t’u shkatërrojë karrierën djemve, pra, po i fut në hasmëri për pak vëmendje. Sipas tij, sherri publik mes Dj. Blunt është thjesht një lojë e Getoarit, për të cilin ai nuk ngurron të përdorë fjalë fyese.

 

Disa muaj më parë, Krasniqi doli publikisht kundër Getit me pretendimin se ai favorizonte disa prej reperëve dhe diskriminonte të tjerët, duke i lënë në harresë. Sipas tij, ky ndryshim i sjelljes së Getit erdhi pas përfshirjes në “oazin e martesës” me prezantuesen Marina Vjollca dhe zhvendosjes së tij në Tiranë. Në nëntor të vitit të kaluar, Alberti i cili njihet në Kosovë si pronar i një kompanie ndërtimi, akuzoi Getoarin për monopol të krijuar brenda hip-hop labelit më të madh.

Sipas Krasniqit, Geti bën koncerte vetëm për të dhe Majkun, duke harruar Cozman dhe Skivin. Sipas tij, Geti e ka bërë Onatin të harrohet që është anëtar i “Babastars”, pasi ishte shok me Majkun. Krasniqi deklaroi se ai nuk është më pjesë e këtij “labeli” dhe madje ka paralajmëruar Getin se do t’ia rrëzojë monopolin e tij të koncerteve, që ka krijuar për përfitime personale.

Kujtojmë, që Albert Krasniqi ka qenë i përfshirë në incidentin e armatosur në mbrojtje të Cozman dhe Skivit në përleshjen fizike me 15 anëtarë të OTR dhe Noizyn në Prishtinë, ku ky i fundit mbeti i plagosur nga Krasniqi. Por më pas ai u pajtua me rivalin e Getoarit, Noizyn, duke i dhënë kështu një mesazh se tani e tutje do të jenë armiq të përbetuar. Vetë Getoari nuk ka reaguar ndaj ish-mikut të familjes, me të cilin dilnin për dreka e darka me gratë e tyre.

PANORAMA PLUS