U përfol se martesa e saj me Patrisin është në krizë, 2 muaj më vonë Tuna i jep fund kështu – AlpeGossip
U përfol se martesa e saj me Patrisin është në krizë, 2 muaj më vonë Tuna i jep fund kështu

U përfol se martesa e saj me Patrisin është në krizë, 2 muaj më vonë Tuna i jep fund kështu

Në nëntor të vitit që lamë pas u përhap me shpejtësi një lajm se martesa e Tunës dhe Patrisit ishte në krizë. Përgjatë gjithë nëntorit dhe dhjetorit, dyshja ishin kryefjala e mediave dhe çdo lëvizje e tyre përbënte lajm.

Në fillim të muajit janar Tuna dhe Patrisi i shuan të gjitha thashethemet duke nisur pushimet familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej disa ditësh çifti ndodhet atje, por vetëm foto të djalit kanë postuar.

Megjithatë sot Tuna, pas 2 muajsh që martesa e tyre përflitet pafund, këngëtarja i ka dhënë fund thashethemeve duke postuar foton e parë me Patrisin për vitin 2018.

“Nga Times Square me dashuri”, shkruan Tuna ndërsa çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.