“MU SHEMB TOKA…”/ Moderatori shqiptar tregon momentin kur zbuloi se vuante nga diabeti – AlpeGossip
“MU SHEMB TOKA…”/ Moderatori shqiptar tregon momentin kur zbuloi se vuante nga diabeti

“MU SHEMB TOKA…”/ Moderatori shqiptar tregon momentin kur zbuloi se vuante nga diabeti

Alaudin Hamiti është moderatori i njohur nga Kosova që do të prezantojë “Big Brother VIP” Kosova, së bashku me Jonida Vokshin.

Së fundmi, i ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen, ai rrëfeu për herë të parë disa detaje nga jeta e tij private. Aludini u ndal veçanërisht te një periudhë e vështirë që kaloi disa kohë më parë kur zbuloi se ishte diagnostikuar me diabet.

Moderatori tregoi se e mori vesh lajmin gjatë një kontrolli të përgjithshëm dhe nuk e priti aspak mirë. Tashmë Aludini po mban një regjim ushqimor dhe po ushtron palestër.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë por kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet.

Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha.

Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”, tha ai