BLERJA E KLIKIMEVE/ Erik Lloshi: Beyonce nuk merr 1 mln në javë, këta tanët marrin 3 mln në ditë – AlpeGossip
BLERJA E KLIKIMEVE/ Erik Lloshi: Beyonce nuk merr 1 mln në javë, këta tanët marrin 3 mln në ditë

BLERJA E KLIKIMEVE/ Erik Lloshi: Beyonce nuk merr 1 mln në javë, këta tanët marrin 3 mln në ditë

Erik Lloshi jo pak herë ka shprehur në rrjetet sociale pakënaqësinë e tij ndaj trendit të blerjes së klikimeve nga artistët për këngët e tyre. Në Tv Klan, ndërsa diskutojnë mbi preferencat e publikut, por edhe krijimtarinë e një artisti, biseda prek edhe temën e klikimeve. Erik Lloshi thotë se nuk ka asgjë kundër tyre për sa kohë janë reale, por është e pakuptueshme blerja e tyre.

Aldo: Më mirë një ‘live’ apo 1K klikime? Si funksionon?

Erik Lloshi: Në qoftë se është reale, janë të dyja të mira.

Aldo: Cili artist vlerësohet më shumë? Janë tashmë matje bazë këto klikimet? Se më duket si luftë, nganjëherë më duket si luftë, nganjëherë si inat.

Erik Lloshi: Është luftë, një luftë e madhe për klikime që blihen nga këngëtarët që është e pakuptueshme. Ka thënë një gjë shumë të bukur Aurela, që “nuk jam aq e pasur sa të blej klikime”. Realisht është shumë e vërtetë kjo lloj gjëje sepse humb vlerat e vetes si artist në radhë të parë sepse gënjen veten që ti je ai që s’je.

Aldo: Po si e kupton ti që unë kam blerë klikime? Për shembull, punojmë bashkë, jemi miq, jemi shokë, si arrin ta kuptosh?

Erik Lloshi: Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë.

Aldo: Vërtet?

Erik Lloshi: Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milionë klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur.