Seven Saraçi është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare vitet e fundit. Ai është djali i dy këngëtarëve shumë të njohur në skenën e muzikës në Kosovë, Sunaj Saraçi dhe Vera Orucaj.
26-vjeçari jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse sjell herë pas here projekte të ndryshme muzikore për të gjithë ndjekësit e tij në Shqipëri. Së fundmi reperi ka publikuar një foto krah mamasë së tij, kur Seven ka qenë në moshë të vogël dhe krah saj ka shkruar: “Dashuria e jetës sime”.
Duke parë këtë foto mund të dalloni lehtë se këngëtari nuk ka ndryshuar aspak që prej fëmijërisë së tij.
Kujtojmë se Saraçi ka jetuar deri në moshën 5-vjeçare në Kosovë dhe më pas është shpërngulur me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej disa vitesh ai ka sjellë bashkëpunime të ndryshme muzikore me këngëtarë të njohur si Argjentina Ramosaj dhe Noizy, duke qëndruar gjithmonë pranë shijeve të publikut.