NUK DI TË NDALET/ Dafina Zeqiri ka gati një tjetër bashkëpunim me artisten e famshme shqiptare – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET/ Dafina Zeqiri ka gati një tjetër bashkëpunim me artisten e famshme shqiptare

NUK DI TË NDALET/ Dafina Zeqiri ka gati një tjetër bashkëpunim me artisten e famshme shqiptare

Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë për t’u publikuar. Para disa ditësh, Dafina zbuloi vetë se do të vijë së shpejti në një duet me Lyrical Son.

Kënga e dyshes mban titullin “Llafe llafe” dhe mund të publikohet së shpejti. Tashmë xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar, ndërkohë fansat janë të bindur se Dafina po punon për një tjetër bashkëpunim.

Së fundmi, Kida ka publikuar disa foto të saj dhe të gjithëve ju ka rënë në sy një koment i Dafina Zeqirit. Ajo ka komentuar një pjesë nga teksti i këngës së Kidës, “Drunk”.

Baby kur jom drunk & kyqen dhez”, ka komentuar Zeqiri.

A pe knojmë kongën që i prek”, ja ka kthyer Kida dhe kaq ka mjaftuar që fansat të binden se dy vajzat po sjellin duetin e parë mes tyre.

Kujtojmë se më herët Dafina Zeqiri ka lajmëruar se do të sjellë një duet edhe me Arilena Arën. Arilena postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

Nga këto postime e komente, kuptohet se kënga mes dy vajzave mund të vijë më shpejt nga ç’e prisnim dhe ne mezi po presim të dëgjojmë se çfarë kanë përgatitur.