Capital T paska ditëlindjen, ja sa vite mbush reperi (FOTO) – AlpeGossip
Capital T paska ditëlindjen, ja sa vite mbush reperi (FOTO)

Capital T paska ditëlindjen, ja sa vite mbush reperi (FOTO)

Për reperin Capital T sot qenka një ditë e gëzueshme dhe kjo për faktin e thjeshtë se ai sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme për të, Kapo ka pranuar shumë urime nga familjarë, miq e fansa.

Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i dajës së tij 2po2 i cili me anë të një foto të postuar në Instagram ka uruar Kapon për ditëlindjen e 26-të.

Realisht Capital T e ka ditëlindjen në datën 29 shkurt por për të shmangur faktin se duhet të festojë një herë në katër vite reperi ka zgjedhur datën 28 për të kremtuar ditëlindjen e tij.