U lidh me një njeri me ngjyrë, modelja e njohur ‘kryqëzohet’ nga fansat (FOTO) – AlpeGossip
U lidh me një njeri me ngjyrë, modelja e njohur ‘kryqëzohet’ nga fansat (FOTO)

U lidh me një njeri me ngjyrë, modelja e njohur ‘kryqëzohet’ nga fansat (FOTO)

Yll i i “Love Island’s”, Gabby Allen së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas kritikave që ka marrë nga fansat racistë. Modelja prej kohësh është e lidhur me reperin Marcel Somerville dhe duken shumë të lumtur bashkë, por jo të gjithë e perceptojnë lidhjen e tyre.

26-vjeçarja është prekur nga komentet që ka lexuar në një artikull që e ka shtyrë të bëjë një status ku shkruan se ka arritur në atë pikë sa ka filluar të qajë për këtë çështje.

“Po lexoja komentet në një artikull, nuk dua ta them tek i cili sepse ata janë mizorë dhe do ishte turp për mua t’i bëja reklamë. Në fakt më bëri të qaj. Nuk e di pse hapa t’i shikoja komentet, por pasi pashë njërin koment, u intrigova.

Më habit fakti që njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë komente abuzive, mosrespektuese, raciste për dikë tjetër. A nuk kanë ata familje ose miq që nëse do merrnin këto komente do lëndoheshin?”, shkruan Gabby.

Përpos këtyre komenteve, çifti vazhdojnë të jenë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe burime pranë tyre thonë se ata kanë menduar edhe martesën.