“MË BËRE TË KUPTOJ SA E BUKUR ËSHTË JETA”/ Robert Berisha bën dedikimin më emocionues (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“MË BËRE TË KUPTOJ SA E BUKUR ËSHTË JETA”/ Robert Berisha bën dedikimin më emocionues (FOTO+VIDEO)

“MË BËRE TË KUPTOJ SA E BUKUR ËSHTË JETA”/ Robert Berisha bën dedikimin më emocionues (FOTO+VIDEO)

Sot vajza e dy këngëtarëve të njohur, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee feston ditëlindjen. I pari që e ka uruar publikisht ka qenë Roberti i cili ka zgjedhur fjalë shumë emocionuese për dedikimin e tij.

Roberti ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke interpretuar këngën e ditëlindjes në piano ndërsa Renee shkon pranë tij duke e përqafuar.

Këngëtari shprehet se Reneeështë arsyeja që e bëri të kuptojë sesa e bukur është jeta.

“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote ma zbukuron ditën. Trëndafilat janë të bukur, ëmbëlsirat janë të mira, por të të kesh ty bijë nuk krahasohet me këto dhe me talentet e tua e personaliteti tënd të mrekullueshëm. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mrekullueshme, e mbështjellë në një paketë që unë e quaj: Bijë. Ti ke qenë dhe mbetesh dashuria e mamit dhe babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, shkruan Roberti.