”TË HËNAT E DREQIT”/ Tre VIP-et shqiptare i ka zënë sot një “hall” i madh (FOTOT) – AlpeGossip
”TË HËNAT E DREQIT”/ Tre VIP-et shqiptare i ka zënë sot një “hall” i madh (FOTOT)

”TË HËNAT E DREQIT”/ Tre VIP-et shqiptare i ka zënë sot një “hall” i madh (FOTOT)

Dita e hënë nuk preferohet nga shumë njerëz. Kjo ndoshta sepse fundjava dhe qejfi sapo ka mbaruar dhe tashmë duhet ti kthehesh rutinës tënde dhe përgjegjësive. Bëhesh gati për punë, shkollë e përgjegjësi të tjera që mund të keni.

Mesa duket këtë mendim për ditën e hënë e ndajnë dhe disa nga VIP-et tona të dashura.

Lori Hoxha sot postoi një foto në Instagram ku dukej tepër e lumtur por përshkrimi ishte ky: Gjendje. Jo sot domethënë se është e hënë.

Mesa duket bukuroshja ndihej e lumtur deri në momentin kur kuptoi se java nisi.

Nga ana tjetër edhe Rita Ora ndan të njejtin mendim. Këngëtarja ka postuar një foto të vetën ku ka pozuar duke qeshur por ka treguar gishtin e mesit dhe foton e ka shoqëruar me shkrimin: Të hënat e dreqit.

Bukuroshja na lë të kuptojmë se ajo jo vetëm që nuk i pëlqen të hënat por dhe i urren ato.

Nga ana tjetër, Marina ka postuar një foto ku na ka treguar të gjithëve se sot është zgjuar me nerva. Vallë, a ta ketë fajin dita e hënë? /AlpeGossip.al