NA EMOCIONOI TË GJITHËVE/ Cricket bën gjestin më të bukur për Dr.Florin - AlpeGossip
NA EMOCIONOI TË GJITHËVE/ Cricket bën gjestin më të bukur për Dr.Florin

NA EMOCIONOI TË GJITHËVE/ Cricket bën gjestin më të bukur për Dr.Florin

Producenti i njohur kosovar Cricket është bërë shumë i njohur për shkak të remixeve që iu bën këngëve shumë të dashura për publikun. Ai ka realizuar disa të tilla si ‘Kthema kohën’, ‘Më fal’, ‘Caliente’, të cilat janë pritur shumë mirë nga të gjithë.

Së fundmi, ai ka ripërpunuar këngën ikonike të ‘West side family’ të titulluar ‘Mesazh’. Cricket (Donati) është shprehur se kjo këngë është më shumë se sa thjesht një projekt për të. ‘Mesazh’ e ka shoqëruar që në fëmijëri dhe falë aprovimit të familjes së artistit të madh Dr.Flori ka mundur ta realizojë.

Ai ka ndarë një pjesë të këngës në profilin e tij të Instagramit dhe ka shkruar: “Te nderuar, Ky nuk eshte nje projekt i radhes per mua, eshte me shume se kaq. Kjo kenge me ka shoqeruar qe kur isha i vogel me moshe. Tani jam shume krenar  ta ndaje me ju kete kryeveper. Kjo mundesi me eshte dhene fale familjes se DR.FLORIT,i cili jeton mes nesh me veprat e tij. Dua te shpreh falenderim te sinqert per familjaret e DR.Florit dhe dua te shpreh mirenjohjen time te vecante per Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in per lejen e dhene per te bere remix kete keng. Shpresoj te percjell ndjenjat e perjetuara nga une.”